Antonio Cassano, ish-lojtari italian dhe analist, komentoi në kanalet e tij të rrjeteve sociale atë që ndodhi në ndeshjen Juventus-Salernitana.
“Problemi është se tani të gjithë po flasin për gabimin e VAR dhe atë që ndodhi. Problemi është se duhet të vlerësojmë 95 minutat që Juve i bëri shumë keq ndaj Salernitanës.
Më lejoni të jem i qartë, respekt maksimal për Salernitanën, për dy golat që shënoi dhe për pikën që mori, por kur Juve përballet me këta kundërshtarë është e detyrueshme të bësh shumë më tepër, veçanërisht nëse luan në shtëpi.
Në vend të kësaj, tani për të mbrojtur Allegrin ne flasim për VAR dhe atë që ndodhi. Nuk flasim më për ndeshjen e turpshme që luajti Juventus”, ka shpërthyer Cassano duke folur pa dorashka./ h.ll/albeu.com