Cassano për Lukakun: Po të isha Interi, nuk do ta ktheja, ai tha se do të shkonte në ekipin e ëndrrave

Ish-sulmuesi italian,Antonio Cassano, ka folur për të ardhmen e Romelu Lukakut.

Është raportuar se belgu, i cili e kaloi sezonin te Chelsea, mund të kthehet në Inter në formë huazimi.

“Në vend të Interit nuk do ta ktheja. Ai tha se po kalonte në ekipin e ëndrrave dhe aty do të merrte 15 milionë euro. Por në Londër nuk ia japin topin, kështu që ai dëshiron të kthehet në Itali. Duhet të mendohej përpara. Tani do t’i thoja që të qëndrojë te Chelsea,” tha Cassano në Bobo TV. /albeu.com/


Shtuar 12.06.2022 20:09