Juventus u mund ditën e djeshme në shtëpi ndaj Benficës me rezultatin 1-2.
Pas këtij rezultati, tifozët e klubit italian shpërthyen në stadium dhe gjithashtu në rrjetet sociale duke kërkuar largimin e Allegrit.
Antonio Cassano, përmes profilit të tij në Instagram, shprehu mendimin e tij ironik ndaj Juventus.
“Benfica me të vërtetë dukej si Barcelona e Pep Guardiolës. Ekipi portugez ishte i vendosur mirë në fushë dhe i kishte idetë e qarta. Allegri tha se ndeshja më e rëndësishme ishte ndaj Benficës në fillim dhe e serviri në pjatë humbjen e tij dhe e shërbeu mirë. Tani të shohim çfarë justifikimi tjetër do të ketë”, u shpreh Cassano./ h.ll/albeu.com