Cassano: Interi u kthye në rrugën e duhur pas Barcelonës. Lojtarët kanë biseduar bashkë

Në një postim në rrjetet sociale, Cassano ka komentuar ditën e dhjetë të Serie A dhe ecurinë e klubeve të mëdha. Cassano fokusohet te fitorja e Interit ndaj Salernitanës.

“Interi u zhduk. Pas ndeshjes së parë me Barcelonën ata u rikthyen në rrugën e duhur. Nuk e di se çfarë ndodhi, ata do të kenë folur me njëri-tjetrin dhe kanë marrë rrugën e duhur.

Është e vërtetë që Salernitana nuk është asgjë e veçantë, por dje pashë sërish Interin e madh me lojën e tyre. Le të shpresojmë për më të mirën”, u shpreh Cassano./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.10.2022 15:57

Tags: ,