Ish-lojtari dhe kapiteni i “Los Blancos” , Iker Casillas beson se Real Madrid janë favorit për të fituar Champions League.
“Unë besoj se Real Madrid mund të fitojë Championsin, i ka të gjitha aftësitë dhe mundësitë për të ngritur kupën. Mendoj se 4 ose 5 ekipe janë favorite për këtë trofe. Besoj se i vetmi ekip që luan tmerrësisht shumë mirë është vetëm Bayern Munich”, është shprehur ish-portieri i Realit për “MARCA”.
Më pas ai ka folur dhe rreth Xavit si trajner i Barcelonës.
“Dëshira e Xavit për t’u bërë trajner ka qënë gjithmonë aty. Nuk më surprizën fakti që ai tashmë është trajneri i Barcelonës. Xavi e meriton këtë rol tek Barcelona, është një person fantastik dhe shumë i aftë për të bërë këtë rol. I uroj sa më shumë sukses dhe trofe me ekipin e tij.”/h.ll/albeu.com