Categories: sport

Carrick dhe Fernandes takohen për të shuar tensionet në Manchester United

Michael Carrick dhe Bruno Fernandes kanë zhvilluar bisedime private për të zgjidhur përplasjet e fundit mes tyre, përpara sfidës së rëndësishme të Manchester Unitedit me Chelsean në Ligën Premier.

Pakënaqësia mes trajnerit anglez dhe kapitenit portugez u shfaq pasi Fernandes kritikoi taktikat e Carrickut pas humbjes 4-1 ndaj Comos në Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Mesfushori nuk u aktivizua në ndeshjen e së dielës, kur Unitedi u mposht sërish rëndë, këtë herë me rezultatin 3-0 nga Bournemouthi.

BBC Sport raporton se të martën, në qendrën stërvitore të klubit, të dy patën një takim kokë më kokë me synimin për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe për të rikthyer qetësinë në skuadër.

Nuk është bërë e ditur se cili prej tyre e propozoi bisedën. Ndërkohë, Fernandes mund të rikthehet në formacionin e parë për duelin e së shtunës me Chelsean në Stamford Bridge.

Edhe pozita e Carrickut në stolin e Manchester Unitedit vazhdon të jetë në pikëpyetje. Pas disfatës ndaj Bournemouthit, largimi i tij dukej thuajse i sigurt, por drejtuesit e klubit vendosën t’i japin një tjetër mundësi.

Unitedi renditet i 16-ti në tabelën e Ligës Premier dhe rezultatet kanë qenë zhgënjyese, por drejtuesit mendojnë se trajneri 45-vjeçar duhet të ketë kohë për të përmirësuar gjendjen në “Old Trafford”.

Një zhvillim inkurajues për Carrickun është rikthimi i Kobbie Mainoo në stërvitje të mërkurën. Ai kishte munguar për dy javë për shkak të lëndimit.

Ndeshja ndaj Chelseas pritet të jetë një provë përcaktuese për Carrickun, i cili kërkon të rikthejë rezultatet pozitive dhe të ulë presionin mbi të ardhmen e tij te Manchester Unitedi.

të fundit

Kurti: Kosova synon më shumë prodhim e eksporte, Forumi Ekonomik me Poloninë nis nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni,…

42 seconds ago

US considers $77.1 million B94 nuclear bomb that could strike bunkers in Iran, Russia and China

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, të identifikuar si B94, e cila mund të…

1 minute ago

85-year-old man injured in Elbasan crash dies hours later

Ka ndërruar jetë 85-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. I moshuari nuk…

1 minute ago

Këlliçi condemns police intervention outside prime minister’s office: On November 28, young people should show Rama his end is near

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te…

2 minutes ago

U.S. strikes missile base on strategic island of Qeshm with aircraft

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar një bazë për lëshimin e raketave në…

2 minutes ago

SHBA shqyrton bombën bërthamore B94 me vlerë 77.1 milionë dollarë, që mund të godasë bunkerë në Iran, Rusi dhe Kinë

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, të identifikuar si B94, e cila mund të…

11 minutes ago