Manchester United ka përcaktuar qartë qëndrimin për Bruno Fernandesin, ndërsa Galatasaray, Juventus dhe Milan përmendeshin si klubet e interesuara për ta transferuar kapitenin portugez dhe për ta kthyer në një figurë kryesore të synimeve të tyre për trofe.
None found
Sipas BBC, drejtuesit e klubit anglez nuk janë të gatshëm të shqyrtojnë shitjen e 31-vjeçarit gjatë kësaj vere, pavarësisht shumës që mund të ofrohet për të.
Ky vendim lidhet me mënyrën se si Manchester United e trajtoi situatën e Fernandesit verën e kaluar. Në atë periudhë, klubi besohej se ia kishte lënë vetë lojtarit të vendoste nëse do ta pranonte ofertën marramendëse të Al Hilal nga Arabia Saudite.
Raportohet se një qasje e tillë e kishte “lënduar” 31-vjeçarin. Për këtë arsye, United synon të mos e përsërisë të njëjtin gabim në raport me kapitenin e skuadrës.
Fernandes vjen pas një edicioni rekord me Manchester Unitedin në Ligën Premier, ku sezonin e kaluar realizoi 21 asistime. Asnjë futbollist tjetër i klubit nuk ka regjistruar më shumë asistime brenda një sezoni të vetëm në elitën e futbollit anglez.
Ndonëse dukej e natyrshme që Michael Carrick ta konsideronte të domosdoshëm në ‘Old Trafford’ edhe sezonin e ardhshëm fituesin e çmimit ‘Lojtari i Vitit në Ligën Premier 2026’, vazhduan raportimet që e lidhnin portugezin me një largim nga Manchesteri.
Në kohën kur u publikua raportimi, Fernandes kishte edhe një vit në kontratën aktuale, ndërsa marrëveshja përfshinte mundësinë e vazhdimit për një sezon tjetër. Ai besohet se dëshiron të mbetet në ‘Old Trafford’, por deri më tani palët nuk kanë arritur akord për rinovimin.
Qëndrimi i palëkundur i Manchester Unitedit bëhet edhe më domethënës pas raportimeve të The Telegraph. Sipas tyre, Galatasaray po përgatit një ofertë të madhe me synimin për ta bindur Fernandesin që ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Blendi Gonxhja, Juxhin Rama, Armand DukaShqipëria do të ketë akademinë zyrtare të futbollit të FC Internazionale Milano [...]Read More...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur zyrtarisht statusin e vendit që ka eliminuar fruthin, pas 26 vitesh, për shkak…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri, kundërshtitë për projektin turistik në ishullin e Sazanit dhe pakënaqësinë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka zbardhur detaje nga diskutimet që u zhvilluan në Asamblenë Kombëtare të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni,…
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, të identifikuar si B94, e cila mund të…