Categories: sport

Manchester United turpërohet nga Como, Fernandes shpreh zemërimin dhe Carrick pranon përgjegjësinë

Manchester United u mposht thellë 4-1 nga Como në Ligën e Kampionëve, në një përballje ku skuadra italiane e drejtuar nga Cesc Fabregas dominoi ndaj ekipit të Michael Carrick.

Bruno Fernandes reagoi ashpër pas ndeshjes, duke shfaqur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si u paraqit skuadra dhe për planin taktik të ndjekur ndaj kundërshtarit.

Të lidhura

None found

“Jam i zemëruar. Nuk jam i kënaqur me atë që pashë. Stafi ynë vendosi që të mos ushtronim presion ndaj secilit prej lojtarëve të tyre, por t’i prisnim. Megjithatë, kur i jep një skuadre si kjo hapësirë, vetëbesimi i saj rritet”, deklaroi kapiteni i Manchester Unitedit.

I pyetur nëse Carrick kishte gabuar me vendimet e tij, mesfushori portugez shmangu një vlerësim të drejtpërdrejtë për trajnerin.

“Le ta thotë trajneri nëse ka bërë gabim. Nuk më takon mua ta them këtë”, u shpreh Fernandes.

Michael Carrick, ndërkohë, nuk iu shmang përgjegjësisë për paraqitjen e dobët të ekipit. Trajneri e konsideroi humbjen të papranueshme për një klub me përmasat e Manchester United.

“Është faji im dhe e marr përgjegjësinë për këtë paraqitje të dobët. Si një tifoz i vërtetë i këtij klubi, mendoj se ajo që ndodhi sonte ishte e papranueshme. Por në futboll nuk mund të zgjedhësh se kur luan keq dhe kur luan mirë”, tha Carrick.

Disfata kundër Comos e vështirëson edhe më shumë situatën për skuadrën angleze dhe trajnerin e saj. Tashmë, fokusi do të jetë te mënyra se si Manchester United do të përgjigjet në takimet e ardhshme dhe nëse Carrick do të arrijë ta rikthejë ekipin te rezultatet pozitive.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago