Categories: sport

“Caramelo”, simboli i tribunave meksikane: 543 ndeshje me Meksikën dhe 11 Kupa Bote nga afër

Një prej figurave më të njohura mes tifozëve të futbollit meksikan është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës. Hector Chavez, që njihet gjerësisht me nofkën “Caramelo”, ka ndjekur ndeshjen e 543-të të përfaqësueses së Meksikës, duke forcuar reputacionin e tij si një nga mbështetësit më besnikë të ekipit në botë.

Chavez, 64 vjeç, e shoqëron “El Tri” që prej vitit 1986, vit kur Meksika ishte organizatore e fundit e Kupës së Botës. Sipas kujtimeve të tij, takimi i parë i kombëtares që pa nga afër ishte ai i 19 shkurtit të atij viti kundër Bashkimit Sovjetik, ndërsa ndeshjen e tij të parë në një Botëror e përjetoi më 3 qershor, në sfidën ndaj Belgjikës.

Të lidhura

None found

Në këtë turne, “Caramelo” nuk po e jeton i vetëm eksperiencën. Përkrah tij ndodhet edhe i biri 21-vjeçar, Hector Chavez Jr., i cili njihet si “Caramelo Jr.”. Të dy bien në sy në tribunë për shkak të sombrerove të tyre të mëdhenj me ngjyrë të zezë, ku nofkat janë shkruar me germa të mëdha.

“Meksika ka një nga bazat më të mira të tifozëve në botë. Jemi ndër ata që udhëtojmë më shumë për të ndjekur ekipin dhe kemi traditë, identitet dhe krenari”, u shpreh Chavez për Associated Press.

Ndonëse tashmë është bërë një personazh i njohur në stadiume në mbarë botën, ai pranon se kjo Kupë Bote ka qenë më e vështira për t’u përballuar në aspektin financiar.

“Ky ishte Kupa e Botës më e shtrenjtë në histori. Disa nga miqtë e mi që zakonisht më shoqërojnë nuk mundën të vinin”, tha Chavez, teksa bëri të ditur se arriti ta realizonte udhëtimin falë ndihmës së familjes.

Fama e tij ka sjellë edhe reagime kundërshtuese. Një pjesë e tifozëve meksikanë mendojnë se ai merr më shumë vëmendje seç duhet dhe e kanë kritikuar pas episodit kur hodhi kapelen në fushë gjatë ndeshjes Kolumbi-Uzbekistan në Mexico City.

Sidoqoftë, Chavez shpreh edhe një shqetësim më të gjerë për futbollin e ditëve të sotme. Ai vlerëson se rritja e vazhdueshme e çmimeve të biletave po i mban larg tifozët më pasionantë, duke ndryshuar atmosferën tradicionale që ka karakterizuar stadiumet.

Me 543 ndeshje të ndjekura nga tribuna dhe 11 Kupa Bote të përjetuara nga afër, “Caramelo” vazhdon të mbetet një figurë që mishëron pasionin dhe përkushtimin e tifozëve meksikanë për ekipin e tyre kombëtar.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

8 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

8 hours ago