sport

Cana për mediat italiane: Krenar për këtë event, shpresojm të shkojë gjithçka mirë

Lorik Cana është ambasadori i finales së UEFA Europa Conference League në Tiranë. Për mikrofonat e “Tuttomercatoweb” ai  tregon për ndjenjat e tij në prag të Rome-Feyenoord.

“Si shqiptar sigurisht që jam krenar që mund të organizoj një event të tillë. Në fund të fundit, për të pritur një finale evropiane duhet të kesh disa parametra dhe kjo tregon rritjen dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi, të shoqërisë dhe infrastrukturës së tij”.

Të lidhura

None found

Kuriozitet i madh për Kombetare Arena, një perlë që pret ndeshjet e kombëtares shqiptare

“Nuk pata fatin ta luaja, pasi u ndala më 2016. Është një objekt spektakolar, i ndërtuar në vendin historik të stadiumit kombëtar. Puna e arkitektit Casamonti ishte diçka e pabesueshme, është një nga stadiumet më moderne në Evropë dhe kjo na bën edhe më krenarë. Është një objekt modern dhe i veçantë arkitekturor dhe ndeshja shihet shumë mirë nga çdo pikë e stadiumit. Ndodhet në qendër të qytetit, ideal për të shijuar finalen . Nuk është shumë i madh, por për lojtarët, standardet e vendosura nga UEFA janë në rregull.”

Kjo do të jetë edhe një mundësi që Shqipëria të bëhet e njohur

“Shqipëria është super mikpritëse dhe e sigurt. Sigurisht që nuk do të ketë asnjë problem sigurie, ne e dimë rëndësinë e ngjarjes. Tifozët e Romës dhe Feyenoord do të gjejnë njerëz mikpritës dhe do të kenë përvojën më të mirë të mundshme. Nga ana tjetër, si kur shkojnë në shtëpinë e dikujt padyshim që pres që vendi të respektohet, por nuk kam asnjë dyshim se do të ketë respekt të ndërsjellë. Ne duam të lëmë përshtypje të mirë, duke qenë hera e parë që organizojmë një ngjarje të këtyre përmasash. Ndoshta jo gjithçka do të jetë perfekte, por është duke u punuar shumë”.

Nisur nga e kaluara juaj në Itali, por te Lacio, kë do të mbështesni?

“Si tifoz i Marsejës, më vjen keq që nuk e pashë në finale, më vjen keq. Për pjesën tjetër them se Roma dhe Feyenoord e merituan të vinin këtu dhe mendoj se Giallorossi, edhe për afinitetin mes Shqipërisë dhe Italisë, do të kenë simpati më të mëdha në Tiranë”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Nga bileta e debutimit te fanellat e Botërorit: Reliket më të çmuara të Lionel Messit

Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…

4 hours ago

Horoskopi 6 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…

4 hours ago

Ministry of Defense reports on wildfire situation: 21 fires, 11 still active

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…

4 hours ago

Vlora Prefecture publishes fire report for Himara: 5 homes burned and 36 people evacuated

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…

4 hours ago

Anti-drug operation in Sarandë: Suspected individuals arrested and cocaine, cannabis and weapons seized

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…

4 hours ago

Tensions rise in the Strait of Hormuz as Iran strikes ships in retaliation against the United States

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…

4 hours ago