Mesfushori turk i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur për Scudetton në “TRT Spor”.
“Napoli po bën shumë mirë dhe e meriton vendin e parë, megjithatë ndeshja e parë pas pushimit të kombëtareve do të jetë ndaj tyre.
Por ne ende nuk kemi hequr dorë. Roli i ri? Jam përmirësuar në fazën mbrojtëse, më pëlqen ta drejtoj lojën. Më parë isha numri 10, por tani jam i lumtur që luaj në atë pozicion të fushës”, është shprehur Calhanoglu./ h.ll/albeu.com