Vetëm pak ditë përpara sfidës ndaj Inter-it, Allegri ka marrë lajme të mira nga infermieria.
Paulo Dybala , Rabiot dhe Cuadrado janë të rikuperuar plotësisht dhe do të jenë të gatshëm ndaj derbit nesër në mbrëmje. Dybala u rikuperua nga një dëmtim që kishte pësuar duke e lënë të paktën 10 ditë jashtë fushave.
Rabiot ka rezultuar negative ndaj COVID-19 e do të jetë në dispozicion, francezi është stërvitur i veçuar gjithë këtë kohë. Gjithashtu Cuadrado do të zejë vëndin e tij në krahun e djathtë i cili u zëvendësua nga De Sicglio./albeu.com