Buffon var “dorezat në gozhdë”, i jep lamtumirën futbollit në moshën 45-vjeçare

Gianluigi Buffon ka vendosur që të largohet nga futbolli i luajtur. Lajmi është dhënë nëpërmjet mediave italiane, për t’u përhapur më pas në të gjithë botën.

45-vjeçari do të  ndërpresë kontratën me Parmën, e cila duhej të zgjaste deri në qershor 2024. Ai gjithashtu refuzoi një ofertë fitimprurëse në Ligën Pro të Arabisë Saudite, duke preferuar të përfundojë karrierën e tij futbollistike.


Buffon mban rekordin e të gjitha kohërave për numrin e ndeshjeve të luajtura, plot 176, pasi bëri debutimin e tij në play-off të Kupës së Botës në tetor 1997 në moshën 19-vjeçare.

I konsideruar gjerësisht si portieri më i mirë i të gjitha kohërave, “gardiani” i njohur fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë dhe është paraqitur në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ai fitoi 10 tituj kampionati,  ose 12 nëse marrim parasysh dy të hequrit për skandalin Calciopoli. Buffon ka luajtur për Juventus, PSG dhe Parma.


Shtuar 1.08.2023 20:38