Buffon nuk ka “frikë” për Euro 2024: Franca shumë e fortë, por kujdes nga Italia ime

Franca cilësohet nga shumëkush si Kombëtarja më e fortë në Euro 2024.

Njësoj mendon edhe Gianluigi Buffon, ish-portieri legjendar italian, shef i delegacionit të të kaltërve në “Gjermani 2024”.

Italia bën pjesë në Grupin B bashkë me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Dhe ndeshjen e parë do e zhvillojë përballë kuqezinjve të Sylvinhos në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park”.

“Roli im në kombëtare është shef i delegacionit, por unë në fakt nuk komandoj askënd. Nuk komandoj as në shtëpinë time, imagjinojeni në kombëtare. Ajo që bëj më shumë është ndërmjetësuesi mes trajnerit dhe lojtarëve.

Favoritët? Unë zgjedh Francën për bazën e futbollistëve që ka, por ka shumë skuadra që mund t’i bezdisin francezët, duke përfshirë edhe Italinë time.

Ne synojmë të bëjmë një Europian të mirë. Nuk duam të ndihemi të mposhtur përballë asnjë kundërshtari”, u shpreh Buffon.

Euro 2024 i programuar të zhvillohet në tokën gjermane, do të nisë në datën 14 qershor për të përfunduar një muaj më vonë. Me finalen e madhe të 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit. /abcnews.al


Shtuar 15.05.2024 16:49