Mund të konsiderohet i “pafat”, pasi me rastet e patura deri më tani mund të ishte kthyer në një pikë referimi për teknikun Mauricio Pochettino, te “Blutë” e Chelsea. Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimi horror të pësuar dhjetorin e vitit 2022 dhe tashmë ka filluar të regjistrojë minuta ndeshje pas ndeshje me “Londinezët”, mirëpo goli nuk po vjen dhe duket se kjo mungesë mund ta “sakrifikojë” atë në merkaton e janarit.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike e më konkretisht atij, “Football London”, 22-vjeçari është objektivi kryesor i skuadrave të Fulham, West Ham, Newcastle, dhe jo vetëm, pas për të interesohen edhe “gjigantët” e Milanos, Inter e Milan, duke “kërcënuar” kështu seriozisht të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”.
None found
Pavarësisht lavdeve të teknikut Pochettino, sërish forma e mirë e senegalezit Nicolas Jackson, si dhe rikthimi i “fantazistit” francez, Christopher Nkunku, mund të shohin Brojën të bëjë gati “valixhet”, me “Blutë” që kërkojnë vetëm 30 milionë paund për kartonin e tij, shifër kjo tepër e ulët, për një lojtar, në nivelin e djaloshit nga Malësia e Madhe.
Ndërkaq, kujtojmë se gjatë këtij sezoni, Broja ka arritur të aktivizohet në plot 12 sfida me “Blutë e Londrës”, ku në vetëm 3 prej tyre e ka nisur si titullar, por pa arritur dot të shkëlqejë me fanellën e Chelsea, teksa deri më tani ka arritur të shënojë vetëm 1 gol e 1 asist, pavarësisht se rastet për të gjetur rrjetën kanë qenë jo ta pakta për “shtatlartin” e sulmit. /abcnews.al
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…