sport

Broja “mahnit” ish-lojtarin e njohur: Ka cilësi, forcë dhe është vetëm 20 vjeç

Armando Broja është kthyer në idhullin e të gjithëve. Paraqitjet e sulmuesit shqiptarë po tregojnë se Broja është dhe do të jetë një lojtar me të ardhme të ndritur.

20-vjeçari po kalon një nga eksperiencat më të mira në karrierën e tij futbollistike te skuadra e Southampton në Premier League.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë përveç mediave shqiptare vazhdon të jetë temë diskutimi edhe në mediat ndërkombëtare, teksa shumë personazhe të njohura të botës së futbollit kanë shprehur elozhe për talentin shqiptarë.

Këtë herë vlerësimet për Brojën kanë ardhur nga një ish-ftubollisti i njohur i futbollit në Britani, bëhet fjalë për ish-mbrojtësin Micah Richard.

Ish-kapiteni më i ri në moshë në historinë e Manchester Cityt, pranoi se kishte mbetur i çuditur nga shpërthimi i Brojës dhe i mahnitur nga ajo që ky djalosh po shfaqte, kishte theksuar për “Sky Sports”.

“Ai ka cilësi. Kur e pashë për herë të parë, ai ishte në huazim nga Chelsea, por ka shënuar 5 gola deri tani. Nuk ka frikë, është i fortë, vrapon prapa shpinës së mbrojtësve, mund të mbajë topin dhe është vetëm në moshën 20 vjeçare. Më ka bërë shumë përshtypje, Shpesh, kur lojtarët e rinj shkojnë në huazim, sidomos në Premier Ligë, ata luajnë si zëvendësues dhe atij iu desh pak kohë. Por kur iu shfaq rasti, e mbërtheu atë me të dy duart. Më bën shumë përshtypje sa herë që e shoh atë duke luajtur

Ai është vetëm 20 vjeçar. Ai mban linjën i vetëm, ka lojën e kontrollit të topit, është një rrezik i vazhdueshëm duke vrapuar pas mbrojtësve, ka edhe aftësi në ajër gjithashtu. Ai po rritet edhe fizikisht. Po flasim për dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në kampionat, Laporte dhe Dias dhe ai i bëri të vuajnë, ka prezencë”, theksoi ish-mbrojtësi anglez. / h.ll/albeu.com

të fundit

Al-Ahli synon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Casado

Klubi saudit Al-Ahli ka shfaqur interesim serioz për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Casado, raporton eksperti i afatit kalimtar,…

2 minutes ago

Lamallari Explains Why Two North Macedonian Citizens Were Declared “Persona Non Grata

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi për shpalljen persona të padëshiruar për një periudhë…

3 minutes ago

Sinani: LDK Will Not Govern with Kurti Without a Comprehensive Agreement

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar dy takime në…

4 minutes ago

After Four Hours, Protest Against the Political Class Ends: “More Tomorrow!

Protesta e ditës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është mbyllur pas marshimit të qytetarëve në disa prej…

4 minutes ago

Ninth day of protests in Divjaka, residents burn Socialist Party membership cards and oppose merger with Lushnja

Protesta e banorëve të Divjakës ka hyrë sot në ditën e nëntë, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në…

5 minutes ago

Protesters Continue Marching Without Stopping: Albania Belongs to the Youth, Not the Party!

Nuk ka të ndalur revolta në rrugët e kryeqytetit. Pasi zhvendosën aksionin e tyre nga Kryeministria, ku mbajtWn fjalime, protestues…

5 minutes ago