Armando Brojës do t’i duhet më tepër kohë për tu rikuperuar nga dëmtimi, duke mos e arritur dot rikthimin përgjatë muajit tetor, e nëntori duket se do ta kthejë atë në fushën e blertë.
Ka qenë media britanike Goodison News e cila ka publikuar lajmin pas bisedës së zhvilluar me mjekun i cili ka nën kujdes sulmuesin kuqezi.
Problemet me “tendinën e Akilit” nuk kanë kaluar, e si rrjedhojë Brojës do t’i duhet ende kohë për të qenë gati, teksa gradualisht do të nisë ngarkesën fizike.
Blerjes më të re të Everton do t’i duhen edhe disa javë për të qenë gati, me shpresën se do të jetë në 100% e tij e të thirret nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet e Nations League.
Gjasat janë që Armando Broja të jetë pjesë e skuadrës ndaj Çekisë dhe Ukrainës, sigurisht nëse do të ketë një akord mes drejtuesve të Everton dhe trajnerit Sylvinho.
Broja vijon të jetë prej muajsh i dëmtuar, ndërsa mungoi në ndeshjet kryesore të kombëtares shqiptare në Nations League.
Ai ende nuk ka debutuar me skuadrën e re pas kalimit nga Chelsea, teksa edhe te Fulham situata që kaloi ishte thuajse e njëjtë.