Bremer flet përsëri: Nuk e di nëse do të luaj në Itali apo jashtë, por di të them që dua të luaj në Champions

Objektivi kryesor i Interit për mbrojtjen, Gleison Bremer flet nga Brazili për “Flow Sport club”, në një transmetim të realizuar nga ish-lojtari, Ze Roberto.

“Ku do të shkoj për të luajtur? Po flas për këtë me agjentin tim dhe për momentin nuk kemi caktuar asgjë. Nuk e di nëse do të qëndroj në Itali apo do të shkoj jashtë vendit. Gjëja e vetme themelore është të provoj Champions League.

Gjithçka do të përcaktohet në ditët në vijim, në javët e ardhshme”, është shprehur mbrojtësi i Torinos./ h.ll/albeu.com

Shtuar 30.06.2022 13:15