Brahim Diaz po kalon nëpër një formë jetësore te Real Madridit dhe këtë e dëshmoi edhe mbrënmë.
Los Blancos shpartalluan Barcelonën në fitore 4-1 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Vinicius Junior ishte ylli i mbrëmjes me het-trikun e tij, por jashtë syrit mediatik nuk ka mbetur as Brahim Diaz.
Ylli i Real Madridit kishte një moment magjie në minutën e 79-të, kur turpëroi Frenkie de Jongun e Barcelonës.
Diaz e mashtroi holandezin në hapin e parqe, duke u bërë gati për gjuajtje, por e anashkaloi lehtësisht, ndërsa goditja e tij më pas u prit nga Inaki Pena. /Telegrafi/