Categories: sport

Botërori 2026 thyen ritmin e golave pas 68 vitesh, mes dyshimeve për topin dhe ndikimit të ndërprerjeve

Botërori 2026 po ofron spektakël të madh dhe ka prekur kuotën e 100 golave më shpejt se çdo edicion tjetër i Kupës së Botës në 68 vitet e fundit.

Golin e 100-të të turneut e realizoi sulmuesi i Holandës, Cody Gakpo, në suksesin e thellë 5-1 ndaj Suedisë, duke bërë që shifra me tre numra të arrihej pas vetëm 33 ndeshjesh të luajtura.

Të lidhura

None found

Edicioni i vetëm që e ka kaluar këtë ritëm mbetet ai i vitit 1954 në Zvicër, ku 100 golat u regjistruan pas vetëm 20 takimesh. Ndërkohë, në Botërorin e Brazilit 2014 dhe në atë të Spanjës 1982 u nevojitën 36 ndeshje për të mbërritur në të njëjtin total.

Turneu që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada ka aktualisht një mesatare prej 3.09 golash për ndeshje dhe po shihet si një kampionat që mund të kalojë shifrën e 300 golave.

Yjet po bëjnë diferencën që në fazën e parë

Një nga shpjegimet për numrin e lartë të golave lidhet me formën shumë të mirë të futbollistëve kryesorë.

Lionel Messi ka shënuar het-trik, Kylian Mbappe ka realizuar dy gola ndaj Senegalit, Vinicius Junior ka tundur rrjetën në të dy sfidat e Brazilit, ndërsa Erling Haaland dhe Harry Kane e kanë nisur gjithashtu turneun me dopieta.

Sipas analistëve, në ndryshim nga kampionatet e mëparshme kur shumë lojtarë mbërrinin të konsumuar pas një sezoni të gjatë me klubet, këtë herë emrat më të mëdhenj po paraqiten në gjendje optimale.

A po ua vështirëson punën portierëve topi i ri?

Një prej faktorëve që po diskutohet gjithnjë e më shpesh është topi zyrtar i Adidasit, “Trionda”.

Në disa raste, portierët janë shfaqur të pasigurt ndaj trajektores së tij, ndërsa golat spektakolarë nga distanca kanë shtuar dyshimet se ai sillet ndryshe nga sa pritej.

Një nga episodet më të përfolura ishte goli i Kylian Mbappes nga rreth 30 metra kundër Senegalit. Deri tani janë realizuar më shumë se dhjetë gola nga jashtë zonës, ndërsa disa gardianë kanë gabuar pas goditjeve që kanë marrë devijime të papritura.

Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, është shprehur se topi duket se po ua komplikon detyrën portierëve, ndërsa Paul Robinson ka thënë se në disa raste ai nuk ka reaguar sipas pritshmërive.

Një rast i ngjashëm ishte parë edhe në Botërorin 2010 me topin famëkeq “Jabulani”, i cili u kritikua për lëvizjet e tij të paparashikueshme.

Formati me 48 skuadra po ndikon në shtimin e golave?

Rritja e Kupës së Botës nga 32 në 48 skuadra ishte shoqëruar me shqetësimin se do të prodhonte shumë ndeshje të pabarabarta.

Nxehtësia dhe ndërprerjet për hidratim a po luajnë rol?

Temperaturat e larta në Amerikën e Veriut mund të jenë një tjetër element me peshë në këtë zhvillim.

Nga 105 golat e parë të turneut, 30 janë shënuar pas minutës së 76-të, që përbën pothuajse 29 për qind të totalit.

Lodhja fizike ka prodhuar edhe një numër të madh gabimesh individuale, të cilat janë ndëshkuar nga kundërshtarët.

Në të njëjtën kohë, pushimet e detyrueshme treminutëshe për hidratim po shfrytëzohen nga trajnerët jo vetëm për të freskuar futbollistët, por edhe për të dhënë udhëzime taktike dhe për të bërë rregullime strategjike gjatë ndeshjeve.

Në përfundim, ky Botëror po dhuron shumë gola, ritëm të lartë dhe një rekord që nuk ishte regjistruar prej afro shtatë dekadash.

të fundit

Protesta e mijëra shqiptarëve, Artan Hoxha: Ramës i dështoi propaganda, i dështoi kulaçi me patronazhim, kërbaçi me policim e banditim

Edi Ramës i janë zvjerdhur fjalët e i janë pjerdhur patronazhistët. Foli me 1 qershor, akuzoi grek e turk bashkë,…

2 minutes ago

Kritikat kundër Ronaldos, edhe trajneri i Portugalisë i del në mbrojtje: Në një ndeshje ku duhen gola…

Disa kritika se pse ai nuk zëvendësoi Kristiano Ronaldon, kanë bërë shumë zhurmë. Vetë Roberto Martínez është përgjigjur pas barazimit…

17 minutes ago

Irani mban të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, SHBA thotë se qarkullimi detar vazhdon

Autoritetet në Iran kanë bërë të ditur se Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë e mbyllur për lundrimin detar, në…

21 minutes ago

Sulmet në Gaza i marrin jetën kameramanit të Al Jazeera-s dhe pesë personave të tjerë

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze dhe ekipeve të shpëtimit, të paktën gjashtë persona, përfshirë një operator kamere të Al Jazeera-s dhe…

21 minutes ago

Rritet trysnia në Partinë Laburiste, Keir Starmer pritet të njoftojë të hënën dorëheqjen si kryeministër

Keir Starmer, kryeministri i Britanisë, pritet që të hënën të shpallë largimin nga posti, ndërsa presioni nga deputetët laburistë është…

22 minutes ago

Kurti në Has: Dëshmorët janë në themelet e shtetit dhe lirisë sonë

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë…

35 minutes ago