Kupa e Botës 2026 ka sjellë ritëm dhe emocione pa ndërprerje në Amerikën e Veriut, por këtë të mërkurë (8 korrik) nuk është planifikuar asnjë takim për tifozët.
None found
FIFA ka vendosur ditën e parë zyrtare të pushimit menjëherë pas mbylljes së fazës së 1/8 së finales, në mënyrë që ekipet që kanë avancuar të kenë kohë të rikuperohen përpara startit të çerekfinaleve.
Nga 48 përfaqësuese që nisën rrugëtimin në këtë turne, tashmë në garë kanë mbetur vetëm tetë, të cilat do të synojnë një vend në gjysmëfinale dhe më pas në finalen e madhe që do të luhet në ‘MetLife Stadium’.
Kjo ndërprerje njëditore vjen si pasojë e ngarkesës së lartë fizike mbi futbollistët, veçanërisht në formatin e ri të zgjeruar të Botërorit, ku skuadrat që shkojnë deri në fund luajnë tetë ndeshje.
Ndikim në këtë vendim kanë pasur edhe udhëtimet e gjata mes qyteteve pritëse në SHBA, Kanada dhe Meksikë, si edhe temperaturat e larta, që e kanë bërë të nevojshëm këtë pushim.
Gjithsesi, turneu rifillon menjëherë të enjten me nisjen e përballjeve çerekfinale.
Programi i kësaj faze hapet me ndeshjen Francë-Marok, një sfidë që sjell në kujtesë gjysmëfinalen e Botërorit 2022. Ky takim do të luhet në ‘Boston Stadium’.
Të premten do të spikasë supersfida mes Spanjës dhe Belgjikës. Spanja e preu biletën për më tej pasi nxori jashtë Portugalinë e drejtuar nga Cristiano Ronaldo, ndërsa Belgjika surprizoi me fitoren 4-1 ndaj bashkëorganizatorit SHBA.
Dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve janë caktuar për të shtunën. Anglia do të luajë ndaj Norvegjisë në ‘Miami Stadium’, ndërsa Argentina, kampionia në fuqi dhe e udhëhequr nga Lionel Messi, do të përballet me Zvicrën, që kaloi më tej pas suksesit ndaj Kolumbisë me penallti.
Botërori tashmë futet në momentin më vendimtar, aty ku tetë kombëtaret e mbetura do të duelojnë për katër vendet në gjysmëfinale.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…