Botërori 2026/ Silvinjo publikon listën me surpriza, përgjysmon sulmin, lëvizje në mbrojtje

Kombëtarja shqiptare, do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.

Trajneri Silvinjo, ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainë/Suedisë më 31 mars.

Për herë të parë me Kombëtaren shqiptare, kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.

Lista e plotë me 26 lojtarë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani

Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja

Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.

 


Shtuar 21.03.2026 10:16