Categories: sport

Botërori 2026 në shifra: kush kryeson pas ndeshjeve të para të fazës së grupeve

Kupa e Botës 2026 ka nisur me ritëm të lartë dhe shumë spektakël që në takimet e para të fazës së grupeve. Deri në këtë pikë janë luajtur 24 ndeshje, në të cilat janë realizuar 75 gola, me një mesatare prej 3.125 golash për ndeshje, niveli më i lartë në këtë fazë të kompeticionit që nga viti 1958.

Edhe pse pati dyshime rreth formatit të zgjeruar të turneut, në fushë nuk ka munguar as rivaliteti dhe as ekuilibri mes përfaqësueseve.

Të lidhura

None found

Në fakt, 9 nga 24 përballjet e zhvilluara kanë përfunduar pa fitues, çka e çon në 37.5 për qind përqindjen e barazimeve, shifra më e lartë për këtë fazë që nga viti 2010.

Pas mbylljes së raundit të parë, të dhënat individuale kanë veçuar disa futbollistë që kanë lënë gjurmën më të dukshme deri tani.

Lojtarët më aktivë në gjuajtje

Në ndeshjen e tyre të parë, gjashtë futbollistë regjistruan nga gjashtë ose më shumë tentativa, por vetëm dy prej tyre arritën të shënonin: Harry Kane i Anglisë dhe Lionel Messi i Argjentinës.

Me dy golat e tij, Kane u ngjit në kuotën e 10 golave dhe barazoi Gary Lineker si realizuesin më të mirë të Anglisë në historinë e Kupës së Botës. Nga ana tjetër, tregolëshi i Messit e çoi yllin argjentinas në 16 gola, duke barazuar rekordin e Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë në historinë e turneut.

Arda Guler i Turqisë mban vendin e parë për numrin e gjuajtjeve, me tetë tentativa gjithsej, por ato prodhuan vetëm 0.26 gola të pritshëm, një tregues se shumica e goditjeve të tij erdhën nga pozicione të vështira.

Jo me të njëjtin fat u përball Son Heung-min i Koresë së Jugut, i cili nuk gjeti golin edhe pse krijoi raste me vlerë totale 1.0 nga gjashtë tentativa.

Ndërkaq, 24 lojtarë kanë ruajtur një efikasitet perfekt realizimi prej 100 për qind, por vetëm dy prej tyre kanë shënuar më shumë se një herë: Yasin Ayari i Suedisë dhe Elijah Just i Zelandës së Re, me nga dy gola secili.

Kush po krijon më shumë raste

Shtatë futbollistë prodhuan të paktën pesë raste në ndeshjet e tyre hapëse, por vetëm Joshua Kimmich i Gjermanisë arriti të regjistronte dy asistime, në triumfin e thellë 7-1 kundër Curaçaos.

Sipas statistikës së asistimeve të pritshme, lojtari më kreativ i raundit të parë ishte Pedri me 1.23.

Mesfushori i Spanjës bëri maksimumin për të ndihmuar skuadrën e tij ndaj Kepit të Gjelbër, ndërsa gjithashtu rikuperoi topin gjashtë herë në të tretën sulmuese, dy herë më shumë se çdo futbollist tjetër i turneut.

‘Mbreti’ i driblimeve

Amad Diallo i Bregut të Fildishtë është dalluar si dribluesi më efikas i Botërorit deri në këtë fazë.

Ndonëse qëndroi në fushë vetëm 34 minuta si zëvendësues, sulmuesi i Manchester United regjistroi numrin më të lartë të driblimeve të suksesshme dhe gjithashtu përqindjen më të mirë të suksesit mes lojtarëve që provuan të paktën pesë driblime.

Në krahun tjetër, Vinicius Junior realizoi golin e Brazilit kundër Marokut, por dështoi në të nënta tentativat e tij për driblim, statistika më e dobët e këtij lloji në turne deri tani.

Më të fortët në duele

Sa u përket dueleve individuale, Jiovany Ramos i Panamasë dhe Krepin Diatta i Senegalit janë shfaqur si më dominuesit në këtë raund të parë.

Nga 158 lojtarë që morën pjesë në të paktën 10 duele, pikërisht këta dy futbollistë regjistruan përqindjen më të lartë të fitoreve.

Një vlerësim të veçantë meriton edhe Jovo Lukic i Bosnje-Hercegovinës, i cili kundër Kanadasë ishte i papërballueshëm në lojën ajrore.

Sulmuesi i fitoi të nëntë duelet ajrore që zhvilloi dhe mbetet lojtari i vetëm në turne me më shumë se katër duele ajrore që ka ruajtur një rekord perfekt.

të fundit

Investim në arsim i ABI Bank, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta

Banka Amerikane e Investimeve, ka financuar mobilimin e plotëtë katit të parë të Shkollës Speciale “Zëra Jete” në Elbasan, nëkuadër…

3 minutes ago

Barcelona synon të transferojë te Manchester Unitedi talentin më të madh që prej Cristiano Ronaldos

Barcelona ka bërë një ofertë veçanërisht të fortë për të nënshkruar me talentin e akademisë së Manchester United, JJ Gabriel,…

5 minutes ago

Rodri rrëfen cilin futbollist do të afronte te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka zbuluar se Raphinha është një prej lojtarëve që e ka befasuar më së shumti që…

6 minutes ago

Arsovski: EU membership cannot become an endless wait, as credibility is at stake

"Nuk është e njëjta gjë që Maqedonia të presë 10 vjet brenda Bashkimit Evropian për të fituar të drejta të…

10 minutes ago

Parliament postpones the election of a Judicial Council member to another time

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 94-të, nuk votoi për anëtar të ri…

10 minutes ago

Citizens near retirement age can buy up to 24 months of work history

Qytetarët të cilëve u mungojnë deri në 24 muaj për ta arritur minimumin ligjor prej 15 vitesh stazh për pension,…

11 minutes ago