BOTËRORI 2026/ Lista e pjesëmarrësve po plotësohet, mësoni emrat e 28 ekipeve të kualifikuara për fazën finale

Dritarja e FIFA-s për ndeshjet kualifikuese të tetorit, është mbyllur këtë të martë duke dhuruar emra të tjerë skuadrash që siguruan praninë në Botërorin 2026, teksa ka shkuar në 28 numri i ekipeve që kanë prerë biletën për turneun e vitit të ardhshëm që do të ketë 48 protagonistë.

Pjesa më e madhe e emrave për t’u mësuar është në zonën e Euopës, nga e cila ka tani vetëm 1 ekip të sigurt, Anglinë, teksa mbeten për t’u njohur edhe 15 emra të tjerë që vijnë direkt nga faza në grupe apa nga play-off i turneut.

Në vijim, lista e plotë e 28 skuadrave të kualifikuara:

ORGANIZATORË: SHBA, Kanada, Meksikë

AZI: Arabi Saudite, Australi, Iran, Japoni, Jordani, Katar, Kore e Jugut, Uzbekistan

AFRIKË: Afrikë e Jugut, Algjeri, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Gana, Kepi i Gjelbër, Marok, Senegal, Tunizi

AMERIKA E JUGUT: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Paraguai, Uruguai

OQEANI: Zelandë e Re

EUROPË: Angli