Bota e mundjes është në zi pasi është bërë i ditur një lajm tepër i trishtë. Terry Eugene Bollea është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 71-vjeçare.
Siç bën me dije, “TMZ Sports”, ish-mundësi profesionist humbi jetën për shkak të një arresti kardiak. Shërbimet e urgjencës nxituan në vendngjarje, por nuk mundën dot të bënin asgjë për të rikhyer në jetë Hulk Hoganin.
Vetëm pak javë më parë, bashkëshortja e tij deklaroi se 71-vjeçari po shërohej nga një operacion në qafë, duke mohuar thashethemet se Hogan ishte në koma.
Hulk Hogan ishte nëj mundës profesionit tepër i njohur në vitet 80’. Një nga mundësit më ikonik dhe me karakteristika të veçanta në kohën e tij, sot mbylli sytë përgjithmonë.