Bonucci për Dzekon : Çfarë lideri, më bëri të ndjehem si në shtëpi

Mbrojtësi legjendar italian Leonardo Bonucci mbërritur sot në Stamboll, ku i është bashkuar skuadrës së Fenerbahces, që është një përforcim i madh në luftën për titullin kampion në Superligën e Turqisë.

Një rol të rëndësishëm në transferimin e Bonuccit ka luajtur edhe kapiteni i Fenerbahces, Edin Dzeko, i cili po përmendet gjithnjë e më shumë nga mediat në Turqi si ‘drejtori sportiv’ i kësaj skuadre.

Dzeko e mirëpriti Bonuccin me mbërritjen e tij në Stamboll dhe italiani tregoi për mediat në vendlindje se si boshnjaku ia bëri shumë më të lehtë.

“Këtë mëngjes, Dzeko më telefonoi dhe më ftoi për mëngjes. Ai do të më çojë vetë nëpër Stamboll dhe së bashku do të kërkojmë shtëpinë time të re. Ai do të flasë edhe me shkollën që ndjekin fëmijët e tij që të mund të bashkohen edhe fëmijët e mi. Dzeko e bëri këtë gjë dhe unë tashmë e ndjej se ai është lider i kësaj skuadre që nga dita e parë”, ka thënë Bonucci për BBO Sport.

Bonucci është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i Fenerbahces duke kaluar nga Union Berlin.

Ai më parë ka veshur fanellën e Milanit dhe Juventusit, ku ka lënë gjurmë të thella. /Telegrafi/


Shtuar 11.01.2024 21:32