Bologna-Inter mund të mos luhet nesër

Ndeshja ndërmjet Bologna dhe Inter mund të mos luhet për arsye të rasteve të shumta me Covid-19 tek ekipi i Bologna-s.

Paolo Bordon është shprehur se ndeshja ndoshta nuk do të luhet.

“Është e vështirë të luhet, po shkojmë drejt ndalimit. Ka një shpërthim të Covid-19 në ekipin e Bologna. Deri më tani janë 8 lojtarë pozitiv.

Fjala e fundit do i takojë ASL-së”, kështu u shpreh ai.

Nga ekipi i Bologna janë 8 lojtarë pozitiv ndërsa tek Inter 3 lojtarë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.01.2022 19:47