Boca Juniors e ka fituar Copa Sudamericana, e cila renditet si kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klubet në Amerikën e Jugut, pasi mposhti në finale Atletico Mineiron me shifrat 2-0 në Barranquilla të Kolumbisë.
Triumfi i skuadrës argjentinase u shoqërua megjithatë me pamje shqetësuese pas përfundimit të takimit, teksa kapiteni Leandro Paredes humbi ndjenjat gjatë një interviste televizive të drejtpërdrejtë.
None found
Mesfushori 32-vjeçar po bisedonte me Marcelo Benedetto, gazetar i televizionit DSports, për peshën e këtij suksesi, kur papritmas humbi ekuilibrin dhe u rrëzua përtokë.
Pak çaste para se t’i humbnin ndjenjat, Paredes kishte thënë: “Tani duhet të kënaqemi me shokët e ekipit dhe të jemi mirënjohës për gjithçka që kemi përjetuar”.
Gazetari u përpoq ta mbante në këmbë, por nuk arriti të shmangte rënien. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhënë ndihmën e duhur, ndërsa transmetimi u ndërpre shpejt për të mos vijuar me pamjet dramatike.
Më pas, futbollisti u dërgua në spital për kontrolle shtesë si masë paraprake dhe, pas ekzaminimeve, publikoi një njoftim në rrjetet sociale për të qetësuar të gjithë se ndodhej mirë.
Trajneri i Boca Juniors, Rodolfo Arruabarrena, bëri të ditur se Paredes kishte ndier marramendje edhe gjatë ndeshjes dhe ishte ankuar për këtë problem afër fundit të pjesës së parë. Për këtë arsye, ai u zëvendësua në minutën e 58-të.
Në Barranquilla, kushtet atmosferike ishin gjithashtu të vështira, me temperatura afër 30 gradë Celsius dhe lagështi rreth 80 për qind. Gjatë transmetimit televiziv u raportua se Paredes kishte pasur edhe rënie të tensionit të gjakut.
Pas gjithë kësaj situate, argjentinasi reagoi me humor, duke falënderuar të gjithë për mesazhet e mbështetjes dhe duke shtuar se ishte shumë i emocionuar nga festimet dhe xhirot e fitores.
Kështu, një mbrëmje që pritej të ishte vetëm festë për Boca Juniors dhe tifozët e saj, u kthye edhe në një moment frike për kapitenin e ekipit.
Arbana Osmani do të vijojë aventurën e saj televizive me “Ferma VIP”, duke marrë përsipër edhe një sezon tjetër të…
Rasti i nëntë shtetasve somalezë, të cilët u larguan nga akomodimi gjatë vizitës së një delegacioni zyrtar në Kosovë dhe…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, me intensitet të moderuar jashtë zonave urbane.Siç…
Lionel Messi ka qenë në qendër të vëmendjes për një incident të pakëndshëm në humbjen e rëndë të Inter Miamit…
Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe…
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që…