Leandro Paredes nuk do të largohet nga Boca Juniors. Kapiteni 32-vjeçar i skuadrës argjentinase ka refuzuar interesimin e Milanit, duke mbyllur kështu çdo hamendësim për një rikthim të mundshëm në Serie A.
Sipas TyC Sports, drejtuesit e klubit italian komunikuan drejtpërdrejt me mesfushorin për të mësuar nëse ishte i gatshëm të transferohej, përpara se të paraqisnin një propozim zyrtar.
None found
Paredes e përjashtoi menjëherë këtë mundësi. Fituesi i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën i kërkoi Milanit që të mos dërgonte ofertë zyrtare në bordin drejtues të Bocas, pasi nuk planifikon të largohet nga “La Bombonera”.
Reprezentuesi argjentinas e falënderoi Milanin për telefonatën dhe interesimin, por theksoi se ndihet i lumtur te Boca Juniors. Ai synoi t’u jepte fund sa më shpejt zërave të merkatos dhe bëri të ditur se është tërësisht i përqendruar te përgjegjësitë e tij me ekipin në garat vendase.
Kontrata e Paredes me klubin argjentinas është e vlefshme deri në përfundim të vitit 2028. Pranimi i propozimit të Milanit do ta kthente atë në Serie A, kampionat ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës.
Mesfushori e nisi përvojën e tij në futbollin italian në vitin 2014 me Chievon, ndërsa më vonë veshi fanellat e Empolit dhe Romës. Pas aventurave te Zeniti dhe Paris Saint-Germain, ai u kthye në Itali në vitin 2022 si lojtar i Juventusit, për të luajtur sezonin pasardhës me Romën.
Në mesin e vitit 2025, Paredes u rikthye te Boca Juniors, klubi ku kishte hedhur hapat e parë të karrierës. Paraqitjet e tij të mira në kampionatin argjentinas i siguruan një vend në ekipin kombëtar.
Tashmë dihet dhe është përcaktuar vendosja e pothuajse të gjitha kombëtareve për shortin për kualifikimet e Evropianit 2028. Në fakt,…
Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj, po kalon një periudhë fantastike, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë,…
Galatasaray po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anësor të Al-Nassr, Sadio Mane, gjatë afatit kalimtar të janarit, në një…
Një aksion simbolik është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një fotografi me letrën e Arlinda Zekajt, e…
Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…
Edon Zhegrova pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Juventusi e luan këtë vikend në kuadër të kampionatit italian.…