sport

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” ka publikuar një listë me 15 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Zvicrës, por që ka bërë një renditje befasuese në të.

Listën e përbëjnë lojtarë të dalluar, ndër ta edhe dy futbollistë me prejardhje shqiptare.

Të lidhura

None found

Xherdan Shaqiri, lojtar i shquar me një karrierë të pasur ndërkombëtare, renditet si lojtari i dytë më i mirë zviceran në këtë listë të lartë, ndërsa ajo që është më shokuese se Granit Xhaka, një tjetër yll me origjinë shqiptare që ka lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare të futbollit, është pozicionuar në vendin e katërt.

E vendosur në majën e listës si futbollisti më i mirë zviceran është legjenda Stephane Chapuisat.

“Blick” përmblodhi arritjet e çdo lojtari dhe shtroi pyetjen nëse Xhaka e meriton të renditet më lart pas suksesit të tij të fundit në Bundesligë si kapiten që udhëhoqi klubin e tij, Bayer Leverkusenin, drejt titullit kampion dhe pa asnjë humbje deri më tani në këtë edicion, kur kanë kaluar 29 javë.

Xhaka u shpall kampion bote në vitin 2009 me ekipin U17 dhe nënkampion i Evropës me U21 në vitin 2011, shtoi dy Kupa FA në koleksionin e tij me Arsenalin, si dhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Zvicrës me Basel.

Ai është gjithashtu rekordmen në ndeshjet e luajtura për Zvicrën me 123 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola.

Nga ana tjetër, Shaqiri mbërriti në krye të futbollit evropian duke fituar Ligën e Kampionëve me dy klube të mëdha, Bayern Munich dhe Liverpool, dhe duke i shtuar në koleksionin e tij tituj kampioni dhe trofe të tjera të rëndësishme.

Lojtari ka një histori impresive në Kupat e Botës dhe Kampionatet Evropiane, duke shënuar në çdo turne të madh që nga viti 2014.

Tani duke luajtur për Chicago Fire në MLS, Shaqiri ka bërë 121 paraqitje për kombëtaren zvicerane dhe ka regjistruar 30 gola.

Sa i përket Chapuisat, i cili është 54-vjeçar aktualisht, ai arriti kulmin e karrierës së tij si një nga lojtarët kryesorë të Borussia Dortmund, si dhe ka luajtur për skuadra të tjera prestigjioze zvicerane.

Ai ka shënuar 21 gola në 103 ndeshje për Zvicrën dhe ka fituar dy herë Bundesligën dhe një herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

3 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

3 hours ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

3 hours ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

3 hours ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

3 hours ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

4 hours ago