Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka e kishin fatin ta gëzonin një karrierë të suksesshme duke luajtur për klube elitare të futbollit evropian.
Derisa i pari luajti për ekipet si Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool, Lyon e Chicago Fire, i dyti luajti në Basel, Borussia Monchengladbach, Arsenal dhe Bayer Leverkusen.
E sigurisht, paraqitjet në këto klube ua kanë mundësuar dy yjeve kosovare të Kombëtares zvicerane që t’i mbushin kontot e tyre bankare me para.
Por, ku i kanë shpenzuar Shaqiri e Xhaka milionat e fituara nga futbolli?
Mediumi i njohur zviceran “Blick” i ka hyrë më thellë kësaj teme duke zbuluar detaje rreth investimeve të dy prej futbollistëve më të mirë shqiptarë ndonjëherë, përcjell “Gazeta Express”.
Sa i përket Xhakës, ai së bashku me vëllain e tij Taulantin dhe babanë e tij, Ragipin, ka investuar në ndërtimtari, ndërsa është bashkëpronar i Generation Immobilien AG me seli në Basel të Zvicrës.
Edhe para themelimit të kompanisë, futbollisti i Leverkusenit e bleu një pallat apartamentesh në vitin 2018 në lagjen jo dhe aq luksoze Grenchen SO.
Portofoli i tij i pasurive të patundshme përfshin gjithashtu prona në Basel dhe në Kosovë, atdheun e prindërve të tij.
Që nga viti 2020, ylli i mesfushës ka qenë gjithashtu një stilist mode.
Së bashku me partnerët e biznesit, ai e themeloi markën e tij të veshjeve. Nën markën “Grajo”, Xhaka shet veshëmbathje të zakonshme për meshkuj.
Sa i përket Shaqirit, futbollisti i Baselit, i cili u tërhoq nga Kombëtarja helvetike në vitin 2024, po i riinveston milionat e tij të fituara nga futbolli në futboll.
Në fillim të vitit, 33 vjeçari u bë aksionar minoritar i klubit FC Rapperswil-Jona, i cili në atë kohë po ngjitej në një kategori më të lartë garash.
“Rappi është klubi perfekt për ta parë nga afër menaxhimin”, thoshte Shaqiri në atë kohë për “Blick”.
Klubi nga St. Gallen është ngjitur në divizionin e dytë të futbollit zviceran, Challenge League.
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…