Ivan Perisic ishte padiskutim edhe heroi i Interit në Kupën e Italisë, pasi shënoi dopietë ndaj Juves, për t’iu dhënë kështu zikaltërve edhe trofeun.
Pas ndeshjes, kroati ka theksuar se gjithmonë ka besuar se do të fitonte Kupën e Italisë, ndërsa shprehet se gjithmonë do besojë te Schudetto derisa matematika ia lejon.
“Gjithmonë kam besuar, kur ishim 1-0 në epërsi ose 2-1 në disavantazh, por reaguam mirë dhe mendoj se fitorja ishte e merituar.
Unë ndihem gjithmonë si lider, por kur ekipi punon kështu, është më e lehtë të jesh lider. Thjesht duhet të vazhdojmë, kanë mbetur edhe dy ndeshje finale, gjithçka është e mundur në futboll dhe ne duhet të vazhdojmë të besojmë”, ka theksuar fillimisht Perisic.
Ende besoni se Interi mund t’i heqë Scudetton nga Milani? “Gjithmonë”.
Lojtari kroat foli gjithashtu edhe për deklaratën e Giuseppe Marotta, që ky i fundit kishte folur për riniovimin e kontratës, me Perisic që nuk nguroi ta thumbonte.
“E ardhmja ime këtu? Nuk e di ende, ne nuk flasim kështu me lojtarë të rëndësishëm. Nuk presim momentin e fundit. Edhe kjo është e vërtetë”, përfundoi lojtari i Interit. /h.ll/albeu.com