Categories: sport

Besnik Krasniqi u premton tifozëve mbrojtjen e titullit dhe paralajmëron kundërshtarët

Kapiteni i Dritës, Besnik Krasniqi, ka deklaruar se objektivi kryesor i skuadrës mbetet fitimi i titullit kampion, pavarësisht nisjes jo të mirë të sezonit. Në një intervistë për Telegrafin, ai theksoi se ekipi është i vendosur ta ruajë kurorën e kampionit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, fillimi i zbehtë i kampionatit u ndikua nga angazhimi i skuadrës në kualifikimet për Ligën e Konferencës, por tani situata ka ndryshuar dhe kjo u dëshmua me fitoren ndaj Ballkanit.

Mbrojtësi i djathtë, i cili prej vitesh luan rol kyç te Drita, u zotua para tifozëve se ekipi do të punojë me intensitet maksimal për të mbajtur epitetin e kampionit.

“Nuk e kemi nisur si duhet, por kjo nuk duhet të na dekurajojë. Duhet të vazhdojmë me paraqitje cilësore dhe të sigurojmë fitore”, u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se Drita gjithmonë garon për titullin dhe se të gjithë lojtarët janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë për ta mbrojtur atë. “Do të punojmë shumë për ta arritur këtë objektiv”, premtoi kapiteni.

Krasniqi ishte protagonist në fitoren e ngushtë kundër Ballkanit, duke shënuar në minutat shtesë për t’i dhënë tri pikë të arta skuadrës gjilanase.

Megjithatë, si kapiten i vërtetë, ai tha se gëzimi për rezultatin ekipor e tejkalon kënaqësinë personale për golin e shënuar, ndërsa shprehu besim të plotë se skuadra do ta përmbushë objektivin deri në fund të sezonit.

“Jam më i lumtur për pikët sesa për golin tim. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, krijuam shumë mundësi dhe besuam deri në fund se do t’i merrnim tri pikët”, deklaroi ai.

Duke folur për rivalët kryesorë në garën për titull, Krasniqi veçoi Prishtinën, Dukagjinin dhe Malishevën, skuadra që kanë nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer dhe ndodhen në krye të renditjes.

“Në këto tetë xhiro kanë bërë shumë mirë Prishtina, Dukagjini dhe Malisheva… por deri në fund do të jetë një betejë e fortë për titullin mes të gjitha këtyre skuadrave”, theksoi ai.

Një statistikë befasuese për Dritën këtë sezon është se ka arritur vetëm një fitore në ndeshjet si vendase. Megjithatë, 36-vjeçari theksoi se skuadra nuk do të lejojë më humbje pikësh në shtëpi, duke e cilësuar këtë si armën e tyre më të fortë historikisht.

“Këto nuk duhet të na ndodhin sepse ndeshjet si vendas kanë qenë gjithmonë arma jonë më e fuqishme. I kemi fituar gjithnjë dhe nuk duhet të lejojmë më të humbim pikë”, përfundoi Krasniqi.

Aktualisht, Drita ka grumbulluar 14 pikë në elitën e futbollit kosovar, pesë më pak se kryesueset Malisheva dhe Prishtina. Në fundjavë, skuadra gjilanase do të përballet me Llapin.

të fundit

Nuk besoj se duhet ta nënshkruajmë”, raporti sekret që për pak pengoi transferimin e Lionel Messit

Transferimi i Lionel Messit te Barcelona mund të kishte marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër, pasi jo të gjithë drejtuesit e…

5 minutes ago

Eurodeputeti kroat: Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës është fakt historik i pandryshueshëm

Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, tha se asgjë nuk e ndryshon faktin se Kosova bashkë me Kroaci0në e Bosnje Hercegovinën…

8 minutes ago

PS reagon pas tensioneve në Tiranë: Shqipëria nuk do të kthehet pas

Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në…

13 minutes ago

Investim i ri i “Kromberg & Schubert” në Manastir, do të hapen 2.000 vende pune për prodhimin e pjesëve të “Audi”-t

Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një investim të ri…

13 minutes ago

Situation escalates in Korçë, 24 people taken to the police station, including minors

Paralelisht me tensionet e larta në kryeqytet në këtë ditë të tretë të revoltës, situata është përshkallëzuar ndjeshëm edhe në…

22 minutes ago

Skënder Hita: 71 police officers injured during protests, violence will be punished under the law

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha në një konferencë për shtyp nga ambientet e Drejtorisë së…

23 minutes ago