Nga 2018 pjesë e pandarë Atalanta-s, prej vitesh titullar fiks në skemat e Gasperinit. Berat Gjimshiti është një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa thuajse në çdo sesion të merkatos emri i tij është lakuar dhe lakohet shpesh në klube të ndryshme.
Së fundmi, në “gjurmët” e yllit kuqezi është futur Beshiktash. Gjigandi turk kërkon të përforcojë repartin mbrojtës dhe Gjimshiti duket profili ideal për trajnerin Gynesh.
None found
Sipas beIN Sports, përfaqësues të Beshiktash kanë vendosur kontaktet e para me klubin e Atalantas, por dhe me lojtarin.
Kartoni i mbrojtësit shqiptar, sipas Transfermarkt vlerësohet me 10 milionë euro.
Gjimshiti është nën kontratë me Atalanta-n deri në 2026 dhe vështirë se bergamskët do të hiqnin dorë nga titullari i tyre pak ditë përpara se të mbyllet merkato e verës.
Xhiroja e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje në program.Pas ndeshjes të…
Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…
Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq,…
Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…
Këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kryeministri i vendit Edi Rama, do…
Revoltat politike shpesh vijnë me valë. Ashtu si ideologjitë dhe besimet fetare, ato mund të përhapen nga një vend në…