Categories: sport

Besar Halimi rikthehet në Gjilan, zyrtarizohet transferimi te Drita

Drita ka konfirmuar afrimin e mesfushorit Besar Halimi, duke shtuar një tjetër emër të njohur në radhët e saj. Futbollisti 31-vjeçar do të jetë pjesë e kampiones në fuqi të Kosovës dhe do të luajë me fanellën bardhekaltër.

Të lidhura

None found

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi gjilanas bëri të ditur transferimin me mesazhin: “Gilangjia Besar Halimi është Bardh e Kaltër! Forcë e re. Energji e re. I njëjti synim”.

Halimi është me origjinë nga Gjilani, ndaj ky transferim shënon rikthimin e tij në qytetin e lindjes, ku tashmë do të përfaqësojë Dritën.

Klubi i ka uruar mirëseardhje mesfushorit të ri dhe ka shprehur bindjen se ai është i gatshëm për përballjet e ardhshme.

“Gati për sfidat që na presin. Gati për të dhënë gjithçka për fanellën, qytetin dhe stemën tonë. Mirë se vjen në shtëpi, Besar!”, thuhet në komunikatën e Dritës.

Gjatë karrierës së tij, Halimi ka luajtur për disa skuadra të njohura evropiane. Ai e nisi te Stuttgart Kickers, ndërsa më pas u aktivizua me Mainz, Brøndby, Sandhausen, Riga, Apollon, Hallescher dhe Slask Wrocław.

Skuadra e fundit ku ka luajtur mesfushori ishte Raja Casablanca. Tani, ai do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës si futbollist i Dritës.

Halimi është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës, me të cilën ka zhvilluar 32 ndeshje dhe ka shënuar tri gola.

të fundit

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

16 minutes ago

Shooting near Illinois Wesleyan University leaves 19-year-old dead and seven people injured

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

19 minutes ago

US midterm elections: More than 52 million have voted early as campaign spending reaches $11.6 billion

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…

19 minutes ago

France releases 10 million barrels from strategic reserves, fuel prices fall

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

19 minutes ago

Netët e ftohta mund të prishin gjumin: çfarë rekomandojnë studimet

Netët e ftohta ndikojnë në gjumin tonë, studimet tregojnë si të flemë më mirë — Klan Kosova [...]Read More...

23 minutes ago

Të shtëna pranë Universitetit Wesleyan të Illinois, një 19-vjeçare humb jetën dhe shtatë persona plagosen

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

27 minutes ago