Categories: kosovësport

“Dhuratë që u përdor në përfeksion”, mediat spanjolle elozhe për golin e Halimit (FOTO & VIDEO)

Kosova ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat në për ndeshjen me Spanjën, pasi këta të fundit i drejtoheshin me “Federata  Kosovës”,

Pas ndeshjes, mediat prestigjoze spanjolle si, Mundo Derpotivo, AS dhe MARCA shkruajtën për Kosovën  pas ndeshjes.

Të lidhura

None found

MundoDeportivo

Mediat e afërt me klubin e Barcelonës, Mundo Deportivo në raportin e shënuar pas ndeshjes thotë se “Spanja mundi Kosovën pa shumë telashe”.

Ata tutje treguan se si në pjesën e dytë, kombëtarja e Kosovës në krye me Samir Ujkanin u bënë më të rrëzikshëm. “Mundësitë nuk munguan, por portieri i Kosovës u bë shpëtimtari i ekipit të tij, duke ndaluar një goditje nga zona e rrezikshme të Ferran Torres që dukej sikur do të ishte 3-0.”

Media spanjolle veçoi edhe golin e Besar Halimit, duke thënë se ritmi i skuadrës spanjolle ra dhe Spanja i ofroi një dhuratë Besar Halimit, që ai nuk mund ta humbiste.

Diario AS

Media tjetër e cila shkroi për Kosovën ishte edhe AS, me të cilën Kosova pati probleme pasi këta të fundit nuk shënuan emrin e tyre në tabelë, por në raportin e ndeshjes lavdëruan lojtarin Besar Halimi.

“Unai Simón doli gabim dhe topi arriti te Halimi në tre të katërtat e sulmit, por qëndroi pothuajse te banda. Mesfushori i Sandhausen nuk mendoi dy herë dhe lëshoi një goditje me këmbë të majtë që asnjë mbrojtës spanjoll nuk mund ta kapte. Një gol i shkëlqyeshëm dhe një gabim i madh nga Simón”, kishte shënuar media pas përfundimit të ndeshjes.

Marca

Edhe e përditshmja madriliene, Marca, ka komentuar ndeshjen mes Kosovës dhe Spanjës, duke veçuar golin e shënuar nga Halimi.

Ata njoftuan se ky ishte goli i 17-të, të cilin Spanja e pranoi në kohën e Luis Enrique. “Një dhuratë e cila u përdor në mënyrë perfekte”, shkroi Marca.

Marca po komentonte ndeshjen minutë pas minuti, ku me të shënuar gol Kosova, ata bënë të ditur se “Kosova u bashkua në festë (parti). Halimi shënoi gol, derisa Llorente nuk mundi të ndalë goditjen e tij larg nga 30 metra”.

Kosova pati disa probleme me mediat spanjolle dhe madje edhe me televizionin publik spanjoll, TVE, të cilën e shënuan me shkronja të vogla “kos”, emrin e kombëtares në paraqitjen e rezultatit gjatë ndeshjes. /albeu.com/

të fundit

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

15 minutes ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

27 minutes ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

57 minutes ago

Shooting near Illinois Wesleyan University leaves 19-year-old dead and seven people injured

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

60 minutes ago

US midterm elections: More than 52 million have voted early as campaign spending reaches $11.6 billion

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…

1 hour ago

France releases 10 million barrels from strategic reserves, fuel prices fall

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

1 hour ago