Medon Berisha bind! Stili i tij i lojës i shkon shumë për shtat trajnerit Xhanpaolo, i cili pritet që ti besojë edhe sot, ashtu si shtatë ditë më parë përballë Monzës, një vend titullari.
Falë vizonit të lojës Medon Berisha ka arritur që të bëjë për vete trajnerin, i cili thuhet se edhe sot ti besojë shqiptarit “çelsat” e ekipit.
Nëse ajo çfarë shkruan shtypi italian do të ishte e vërtetë atëherë mund të themi se hierarkitë në skuadrën e Leçes kanë ndryshuar dhe se Ylber Ramadani tashmë është zëvendësuesi i Berishës.
Ky ndryshim është mjaft interesant duke parë se të dy lojtarët janë në planet e Silvinjos, i cili shumë shpejt mund të jenë nën trysni për të provuar Berishën si titullar edhe te Shqipëria edhe pse në atë pozicion aktivizohet Asllani.