Bëri një nisje fantastike të sezonit, Giroud infektohet me Covid-19

Oliver Giroud ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. AC Milan njofton se sulmuesi francez i është nënshtruar një testi të kryer në shtëpi në të cilin ka dal pozitiv.

“Lojtari është mirë dhe po qëndron në izolim. Giroud nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit që nga ndeshja e ligës kundër Cagliari” thuhet në njoftimin e Milanit.

Mbetet të shihet nëse francezi do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Lazios që luhet me 12 shtator të këtij muaji.


Shtuar 2.09.2021 15:30