Bayer Leverkusen ka humbur me rezultatin 3 me 0 përballë Atalantës në finalen e Europa League.
Berat Gjimshiti si kapiteni i Atalantës ishte mur i vërtetë, teksa “aspirinat” e patën të pamundur të shënojnë.
Me humbjen e sotme përfundon dhe ecuria e Leverkusenit, që numëronte 51 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet.
Askush nuk kishte bërë më parë si ato në ligat kryesore të Europës, teksa ishte shumë pranë të mbyllte një sezon si i pamposhtur.
Tashmë festa është e Atalantës. “Magjia” e Xabi Alonsos u prish pikërisht nga klubi italian.