Berat Gjimshiti shkruan historinë në Ligën e Kampioneve, bëhet futbollisti i parë i Shqipërisë që…

Ndeshja e sotme mes Atalantës dhe Klub Bryzh do të jetë e veçantë për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare rreshtohet titullar në këtë takim, duke qenë si zakonisht një nga pikat kyçe të prapavijës së klubit italian.

Duke u aktivizuar në këtë sfidë, Gjimshiti do të vendosë një gur themeli të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Kjo do të jetë ndeshja e tij e 30-të në Ligën e Kampioneve në fazën në grupe e më tej të turneut, pa llogaritur kualifikueset, duke qenë ai rekordmeni absolut për futbollistët e Kombëtares shqiptare.

Në karrierën e tij në këtë turne, ai regjistron dhe një gol të shënuar, atë ndaj Shakhtar Donjeck në edicionin e kaluar të Ligës së Kampioneve, po në fazën në grup të saj.


Shtuar 30.09.2025 18:49