Atalanta po luan si mysafir i Shkahtar Donetsk në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Italianët kaluan shumë shpejtë në epërsi në këtë ndeshje dhe atë në rastin e parë serioz.
Një harkim në zonë i Ademola Lookman gjeti Berat Gjimshitin i cili nga afër gjeti rrjetën për 1-0.
Mbrojtësi po del të jetë një nga lojtarët kryesor të Atalantas edhe këtë sezon.
Përveç paraqitjes fantastike në fazën e mbrojtjes, Gjimshiti po tregon se di të bëjë gjerë të mëdha edhe në sulm.