Berardi me “paterica”, sulmuesi italian këput tendinën

Lëndim I rëndë për Domenico Berardin në ndeshjen kundër Veronës ditën e dielë.

Në minutën e 60-të të lojës, sulmuesi i Sassuolos, ndërpreu aksionin e Montipo dhe po nxitonte drejt portës kudnërshtare, kur ai u rrëzua papritur duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor.

Gjendaj e tij u duk menjëherë shqetësuese dhe Berardi u largua nga fusha me dhimbje, pasi kishte këputur tendinën e Akilit.

Për numrin 10-të të Sassuolos sezoni përfundon këtu dhe madje edhe kampionati europian është një “ëndërr”.

Berardi pritet t’i nënshtrohet një operacioni në Finlandë në ditët në vijim. /abcnews.al


Shtuar 3.03.2024 16:01