Bepe Marotta i pret shpresat Dybala-s: Kemi mbyllur pozicionet e sulmit me lojtarë shumë të mirë

Interi tërhoqi ofertën për Paulo Dybala! Sipas asaj që përmendi Bepe Marotta, “nerazzurrët” nuk po e përparojnë çështjen e mesfushorit argjentinas, i cili u la i lirë nga Juventusi me pozicionet në sulm të mbyllura.

“Dybala është pjesë e lojtarëve falas të disponueshëm në treg. Ishte dhe është një nga mundësitë, por tashmë e kemi përfunduar sulmin me lojtarë shumë të mirë”, pohoi në deklaratat e tij CEO i Interit.

Marrëveshja e Interit me Dybalan ekzistonte, por tashmë ishte ngrirë në muajin e fundit, me Nerazzurrët që nuk e realizuan atë.

Në të njëjtën kohë, Bepe Marotta foli edhe për marrëveshjen e Milan Skriniar me Paris Saint-Germain: “Skriniar do të na bashkohet më 10 korrik për përgatitjet parasezonale. Ai është një lojtar i Interit siç janë gjërat, por ne e dimë se si gjërat mund të ndryshojnë gjatë merkatos.


Shtuar 5.07.2022 18:17