Benitez thotë fjalët e para si trajner i Evertonit: Më pëlqen të fitoj

Rafa Benitez është emëruar trajneri më i ri i Evertonit, duke firmosur kontratë tre-vjeçare.

Ish-trajneri i Liverpoolit dhe shumë skuadrave të njohura europiane dhe botërore është shprehur shumë i lumtur që do të ulët në stolin e ‘The Toffess’.

 

 

Ai thotë se ende ka mentalitetin e një trajneri fitues dhe se po i pëlqen ideja e investimeve në skuadrën e kaltër.

“Unë do të sjellë mentalitetin fitues dhe konkurrues. Unë e dua pasionin e njerëzve që kanë për këtë klub. Unë e njoh qytetin, e di se çfarë tifozë ka ky klub. Ambiciet janë të mëdha dhe kjo më pëlqen. Më pëlqen të garoj, të fitoj. Kam ardhur nga akademia e Real Madridit dhe që atëherë kam mentalitetin fitues”, ka thënë Benitez

61-vjeçari ishte pjesë e Liverpoolit gjatë viteve 2004-2010. Me ‘The Reds’ ai fitoi, një titull të UEFA Champions League, një FA Cup dhe një FA Community Shield.

Së fundmi tekniku spanjoll ishte pjesë e klubit nga Kina, Dilian.


Shtuar 30.06.2021 17:15