Ben White largohet nga “Katar 2022”

Anglia tashmë ka hipotekuar vendin e saj në fazën e 1/16-ve, të “Katar 2022” dhe do të përballet me Senegalin në fazën tjetër. Mirëpo, pasditen e sotme, Federata e Futbollit Anglez ka njoftuar se mbrojtësi, Ben White nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së “3 luanëve”, për shkak të disa arsyeve personale.

Mbrojtësi i Arsenalit u largua nga baza stërvitore angaleze, në Al Wakrah dhe nuk pritet të rikthehet më në këtë edicion, të Kupës së Botës. /h.ll/albeu.com


Shtuar 30.11.2022 20:18