Ish-portieri i Manchester United, Ben Foster, ka shpjeguar se si funksionojnë testet e dopinut në futboll dhe sa strikt është i gjithë procesi.
Paul Pogba së fundmi u dënua katër vite moslojë pasi testet që u kryen tek francezi pas ndeshjes me Udinesen treguan praninë e substancës DHEA në sistemin e tij.
Kjo substancë mund të rrisë nivelin e testosteronit, një hormon që rrit qëndrueshmërinë e sportistëve gjatë ndeshjeve.
“Testet për doping ndodhin në futboll gjatë tërë kohës. Nuk mund të testohesh rastësisht gjatë sezonit ose mund të testohesh pesë apo gjashtë herë, është kaq e thjeshtë”, ka thënë Foster fllimisht.
“Ju i bëni zakonisht ato në fillim të sezonit dhe në gjysmë të sezonit dhe pastaj klubi ju njofton se çfarë mund të përdorësh dhe çfarë jo”.
Tutje, ai tha se futbollistët nuk testohen gjithmonë vetëm gjatë sezonit pasi kjo mund të bëhet edhe kur ata janë në pushime.
“Kjo ndodhë gjatë tërë vitit, kjo mund të ndodhë në verë. Mund të thoni se po shkoni në pushime në Ibiza për dy javë, ju do të testoheni atje. Dikush mund të trokasë në derën e dhomës së hotelit tuaj. Ka ndodhur. Kjo është sa strikte janë rregullat”, përfundoi ai./Telegrafi/
@benfcyclinggk How do Anti-Doping Tests ACTUALLY work?! 😱 #PaulPogba #PremierLeague #BenFoster #Football ♬ original sound – Ben Foster The Cycling GK