Categories: sport

Belgjika shpërthen ndaj Zelandës së Re dhe siguron kalimin më tej

Pas dy ndeshjeve që nuk kishin përmbushur pritjet, Kombëtarja e Belgjikës reagoi në mënyrë të fuqishme duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse ndaj Zelandës së Re.

Belgët fituan bindshëm me shifrat 1-4, rezultat që u siguroi kualifikimin për në fazën tjetër.

Të lidhura

None found

Skuadra belge kaloi në avantazh në minutën e 28-të, kur Leandro Trossard përfitoi nga një gabim në repartin defensiv dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, po i njëjti lojtar realizoi edhe golin e dytë për Belgjikën, këtë herë pas asistimit të Vanaken në minutën e 50-të.

Epërsia u thellua më pas nga mesfushori Kevin de Bruyne, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 66-të.

Zelanda e Re provoi të rikthehej në takim me golin e Just në minutën e 84-t, por vetëm dy minuta më vonë Romelu Lukaku shënoi për t’i dhënë fund çdo shprese të kundërshtarit në minutën e 86-të.

Në çastet përmbyllëse, në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Alexis Saelemaekers, i cili pas një aksioni të ndërtuar me Lukakun vulosi fitoren në minutën 90+4’.

Në këtë mënyrë, Belgjika e përfundon grupin G në vendin e parë me pesë pikë, ndërsa Zelanda e Re e mbyll aventurën duke u kthyer në shtëpi me vetëm një pikë.

të fundit

Jakup Krasniqi përfundon qëndrimin pranë familjes në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në familje. Ish-kryeparlamentari i Kosovës kishte ardhur sot në vend për arsye humanitare,…

2 minutes ago

Kurti pa qëndrim për vendimin e Speciales ndaj Thaçit dhe të bashkakuzuarve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit…

2 minutes ago

Arda Guler zgjat qëndrimin te Real Madridi deri në vitin 2032

Mesfushori turk, Arda Guler do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit edhe për një periudhë të…

4 minutes ago

Dimitrovski: The shortage of programmers in Macedonia is linked to qualifications and youth emigration

Inteligjenca artificiale përdoret nga 85% e kompanive të Tekonologjisë Inofrmative dhe Komunikuese (TIK), thotë Jordan Dimitrovski, kryetaroi i Bordit të…

5 minutes ago

51 apartments in Ohrid go on sale at prices below the private market level

Shteti ka nxjerrë në shitje 51 banesa në Ohër, me çmim fillestar prej 1.350 euro për metër katror, i cili…

5 minutes ago

Shasivari: Protecting children from violence requires cooperation across borders

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Konferencën e Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve,…

5 minutes ago