Befason trajneri i Norwich: Nuk jemi këtu për të zhvilluar lojtarë për klubet e tjera

Mesfushori i ri Billy Gilmour u largua në huazim te Norwich këtë verë nga Chelsea. Sidoqoftë, ai mund të kthehet në Londër në janar. Skocezi filloi tre ndeshjet e para si titullar, të cilat rezultuan në humbje, duke e lënë mesfushorin në stol .

Fjalët e Daniel Falke, trajnerit të “kanarinave”, në këtë drejtim nuk kanë qenë optimiste: ” Nuk ka presion që Gilmour të luajë. Ne nuk jemi këtu për të zhvilluar lojtarë për klubet e tjera , ne jemi këtu për të fituar pikë për këtë klub “. Situata e skuadrës është shqetësuese, pasi pas 8 ndeshjes ata ende nuk e dinë fitoren dhe kanë arritur vetëm dy barazime.

Për këtë arsye, Marina Granovskaia po shqyrton përfundimin e huasë në merkaton e janarit, sipas Express , diçka që e ka bërë tashmë me Conor Gallagher dy vjet më parë, kur e hoqi atë nga Charlton për ta transferuar në Swansea.  /albeu.com


Shtuar 17.10.2021 15:30