Në ndeshjen e djeshme ndaj Sassuolos, Gabbiadini është dëmtuar duke lënë fushën e lojës.
Drejtuesit u vunë menjëherë në punë për të marrë një zëvendësues i cili është pa ekip, dhe u kontaktua Sebastian Giovinco.
Sipas “Sportmediaset”, Giovinco sot mund të kryejë vizitat mjekësore me Sampdorian.
Në Seria A ai ka shënuar 40 gola dhe ka asistuar 38 herë në 190 ndeshje. Ndërsa në MLS ka zhvilluar 125 ndeshje, ka shënuar 73 gola dhe 44 asistime./ h.ll/albeu.com