Bayern pëson humbjen e parë, Leverkusen është -4

Në javën e 14-të të Bundesligës, Bayern pëson një humbje 2-1 në fushën e Mainz.

Për vendasit, një dygolësh fitues nga Jae-sung Lee (41′ dhe 60′), goli i Sané në finale ishte sa për statistikë. Bavarezët, pavarësisht humbjes së parë në kampionat, mbetet në vend të parë me 33 pikë, +4 nga Leverkuseni.

Nga ana tjetër, Bayer Leverkusen arriti një fitore 2-0 në fushën e Augsburg. Terrier 14’ dhe Wirtz 40’ mbyllën të gjitha llogaritë në pjesën e parë.

Aspirinat me këtë fitore ngjiten në kuotën e 29 pikëve, 4 pikë pas kryesuesit Bayern.


Shtuar 14.12.2024 18:45